Të shtunën, vendi do të përfshihet nga një situatë e paqëndrueshme atmosferike, ku moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu. Në intervale të caktuara, pritet që reshjet të marrin karakter rrebeshesh dhe të shoqërohen me ndonjë shkarkesë elektrike.
Sipas parashikimeve, intensiteti i reshjeve do të rritet gjatë orëve të pasdites, si rezultat i depërtimit të një fronti të ftohtë. Në zonat malore do të ketë reshje bore, ndërsa deri në orët e mbrëmjes mund të ketë zbardhje edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në rajonin verilindor.
Era do të fryjë në drejtime të ndryshme dhe herë pas here do të jetë e fuqishme, me shpejtësi që parashikohet të variojë nga 15 deri në 40 km/h.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Vlerat minimale do të luhaten nga 5 deri në 8°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë mes 6 dhe 14°C.

