Operacioni ‘Transporter’: Kapet me 23 kg kanabis 43-vjeçari nga Kosova

by informim peje

Një 43-vjeçar nga Kosova është arrestuar këtë të shtunë, pasi u kap duke transportuar mbi 23 kg kanabis.

Sipas uniformave blu sasia e lëndës narkotike ishte destinuar drejt Kosovës.

banner

Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”.

Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy