Pejë: Punonjësi i bankës zbulon kartëmonedha të falsifikuara: Rasti nën hetim

by informim peje

Një rast i dyshuar për falsifikim të parasë ka ndodhur në Pejë. Atje një punonjës banke ka raportuar se gjatë kontrollimit të depozitave ka hasur në kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Kartëmonedhat përbëhen nga një 20 € dhe 1 mijë franga zvicerane, të cilat dyshohet se janë deponuar të premten, më 21.11.2025.

banner

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtutjeshme

“Rr. Tony Blair, Pejë 07.11.2025. Më 21.11.2025 ankuesi mashkull kosovar-punonjës i bankës, ka raportuar se gjatë kontrollimit ka hasur në kartëmonedha në vlerë 20 € dhe 1.000 franga zvicerane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, të cilat dyshohet janë deponuar me datën e cekur. Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, njofton PK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy