Elita e basketbollit vazhdon sot me kryederbin Prishtina-Trepça

by Nexhat

Elita e basketbollit tonë, vjen sot me dy ndeshje tejet interesante.

Derbi i ditës së sotëm zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

banner

Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës gjithmonë kanë dhuruar spektakël dhe kështu pritet të dielën në kryeqytet.

Bardhekaltrit kanë katër fitore e dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ tri fitore e dy humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante, ashtu siç kanë qenë gjithmonë përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Kjo xhiro do të mbyllet me sfidën ndërmjet Borës dhe Bashkimit.

Pas katër humbjeve, prishtinasit regjistruan fitoren e parë, duke mundur Yllin, kurse prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje në elitë me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Superliga-Java 7

Të dielën takohen:

17:00 Sigal Prishtina-Trepça

20:15 Bora-Bashkimi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy