Peja fiton trofeun e parë të edicionit, mund Ferizajn

by Nexhat

Në një superfinale dramatike, që dhuroi tension, energji dhe lojë të fortë nga të dyja skuadrat, Peja ka triumfuar ndaj Ferizajt dhe ka ngritur trofeun e parë të këtij edicioni, duke fituar me rezultat 3-2 (26–24, 21–25, 18–25, 25–19, 15–13).

Seti i parë u vendos në epilog me Pejën që fitoi 26–24, por Ferizaj reagoi fuqishëm duke e përmbysur ndeshjen në 1:2 me lojë të disiplinuar dhe sulme të sakta.

banner

Megjithatë, Peja nuk u dorëzua: riktheu balancin në 2:2 duke fituar setin e katërt 25–19 dhe e çoi finalen në tie-break.

Seti final ishte një luftë e vërtetë nervash, ku Peja ruajti qetësinë në pikët vendimtare dhe fitoi 15–13, duke siguruar kështu trofeun e Kupës së Federatës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy