Situata në qarkun e Vlorës është përmirësuar orët e fundit ndërsa bëhet me dije nuk ka më problematika me prezencën e ujit në banesa.
Po ashtu Euronewsal bën me dije se familje që patën prezencë uji janë rikthyer në banesa.
Për 22 familjet e komunitet romë në Sarandë janë dhënë 22 çadra dhe artikujt e nevojshëm për kompletim e tyre. Akset rrugore nacionale janë të kalueshme normalisht.
Akset rurale janë të kalueshme me përjashtim të problematikave që ju kemi informuar në fshatrat e bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol, transmeton Klankosova.tv.
Të shtunën ka vazhduar me intensitet puna për rregullimin e argjinatures së Çukë-Bërdënesh në bashkinë Sarandë.
Furnizimi me energji elektrike në bashkitë Delvin, Finiq dhe Konispol ka ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.
Lidhur me situatën në lumin Vjosë nivelet kanë rënë dhe janë tërhequr ujërat nga tokat. Aktualisht lumi është në shtrat.
Lidhur me sipërfaqen nën ujë vazhdojnë të jenë një pjesë e tokave të përmbytura si pasoj e çarjes së Argjinaturës në Çukë-Bërdëneshnë Sarandë

