Reshjet e borës, Policia apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës

by Nexhat

Reshjet e borës në Shqipëri, të cilat nisën të sot , kanë bërë që Policia Rrugore e këtij vendi të rrisë prezencën në akset rrugore. Përmes një komunikimi të posaçëm, Policia e Shtetit u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve, që të bëjnë kujdes gjatë përshkimit të rrugëve.

Në terren janë shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ardhjen në ndihmë të përdoruesve të rrugës në rast nevoje.

banner

Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me entet pronare të rrugëve dhe me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Gjithashtu, për të gjithë drejtuesit e mjeteve kërkohet të rrisin kujdesin në të gjitha akset rrugore, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy