Tensionet mes Real Madrid dhe La Ligës: Tebas reagon pas kritikave të forta nga Florentino Pérez

by Nexhat

Përplasjet mes Real Madrid dhe La Ligës janë ndezur sërish pas deklaratave të forta të presidentit të Real Madrid, Florentino Pérez, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit.

Në fjalën e tij, Pérez kritikoi ashpër drejtimin e futbollit spanjoll dhe La Ligën, duke përmendur praktikat që ai i cilësoi si anormale dhe dëmtuese për tifozët.

banner

Përgjigja e shpejtë e Javier Tebas, presidenti i La Ligës, erdhi me një ton mbrojtës, ku ai u mundua të minimizonte fjalët e Pérez, duke e quajtur atë “të përsëritur” dhe “supremacist”,

Tebas theksoi se çdo vit Pérez hedh akuza të ngjashme dhe premtoi një përgjigje më të detajuar më vonë, duke aluduar se shumë nga kritikët e Pérez janë të ndikuar nga frustrimi i një grupi të vogël ndjekësish.

Tensionet mes dy liderëve të futbollit spanjoll pritet të vazhdojnë, ndërsa të gjithë presin përgjigjen e plotë të Tebas për të parë nëse do të ofrojë sqarime të vërteta ose do të vazhdojë të shmangë debatet. 

Florentino Pérez zbulon skandalin: Barcelona pagoi më shumë se 8 milionë Euro për gjyqtarët!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy