Cakolli: Një legjislaturë që e ka mbyllur mandatin s’mund të marrë vendime për një legjislaturë që e merr mandatin pas disa ditësh

by Nexhat

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se seanca jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës e thirrur për 27 nëntor, është paligjshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike sikur ajo fundit e thirrur në Kuvendin e Kosovës për buxhetin.

Madje thotë se në disa pika kjo seancë e thirrur për 27 nëntor është edhe më paligjshme.

banner

“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e thirrur për 27 nëntor, është po aq – e në disa aspekte edhe më – e paligjshme dhe në kundërshtim me parimet demokratike sa ishte edhe ajo e fundit e thirrur në Kuvendin e Kosovës, ku parashihej votimi i buxheteve dhe pikave tjera”.

“Institucionet pa legjitimitet të plotë dhe pa e ndjekur rendin logjik te gjërave nuk mund të marrin vendime që prodhojnë pasoja, detyrime financiare apo politike për institucionet pasardhëse. E për më keq, nuk ka asnjë sens logjik, e lëre më ligjor, që një legjislaturë që realisht e ka mbyllur mandatin e saj, të marrë vendime për një legjislaturë që e merr mandatin pas disa ditësh. Rolet dhe qëndrimet politike mund të ndryshojnë, por parimet jo”, ka thënë Cakolli.

Prishtina ka mbetur pa transport publik, teksa Komuna e Prishtinës akuzon Qeverinë në detyrë për bllokim të mjeteve vetanake. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy