Gjykata Supreme i rikthen të drejtën e pensionit veteranit të UÇK-së, rrëzon vendimin e Apelit

by engel

Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ka vendosur në favor të paditësit K.J., duke i njohur atij të drejtën për pensionin personal të veteranit të UÇK-së. Sipas njoftimit zyrtar, kjo e drejtë i rikthehet nga data e ndërprerjes së saj, më 28 qershor 2021, dhe do të vazhdojë derisa të plotësohen kushtet ligjore për përfitim.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme bën të ditur se ka aprovuar si të bazuar revizionin e paraqitur nga paditësi përmes Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, duke ndryshuar në tërësi vendimin e Apelit. Më herët, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kishte refuzuar kërkesën e K.J.-së për njohjen e pensionit të veteranit, vendim që ishte lënë në fuqi edhe nga gjykatat më të ulëta.

banner

Aktgjykimi i Apelit i datës 10 mars 2025 kishte mbështetur qëndrimin e Ministrisë, por pas paraqitjes së revizionit, Gjykata Supreme ka vlerësuar se paditësi ka plotësuar kushtet ligjore për të përfituar pensionin e veteranit luftëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy