Hamza: Lladrovci mbetet pjesë e pandashme e PDK-së, Drenasi bastion i fitores

by engel

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar për një takim me Ramiz Lladrovcin, ku ka theksuar se kryetari i Komunës së Drenasit “ka qenë, është dhe mbetet PDK”.

Në postimin e tij, Hamza ka deklaruar se gjatë bisedës me Lladrovcin është ritheksuar uniteti i partisë dhe mbështetja e ndërsjellë në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas tij, Drenasi mbetet një ndër bastionet tradicionale të PDK-së, duke vijuar, siç u shpreh ai, vizionin e “heronjve të luftës dhe paqes”.

banner

Hamza vlerësoi qeverisjen lokale në këtë komunë dhe tha se energjia e strukturave të PDK-së dhe fryma e trashëgimisë së UÇK-së do të jenë përcaktuese për fitoren e partisë në zgjedhjet e ardhshme.

“Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 dhjetorit”, deklaroi ai, duke shtuar se “të bashkuar, gjithmonë të fituar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy