Zyrtare: Prishtina dhe Arsim Thaqi ndajnë rrugët

by Nexhat

FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.

Klubi kryeqytetas ka falënderuar Thaqin për kontributin e tij në drejtimin e ekipit dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

banner

Në njoftimin e FC Prishtina thuhet se marrëdhëniet mes palëve kanë përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe se të dyja palët mbeten të hapura për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Kujtojmë se Arsim Thaqi kishte marrë drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, periudhë në të cilën udhëhoqi klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane.

Nën drejtimin e tij, gjatë këtij sezoni pas 14 xhirove, FC Prishtina ka grumbulluar 26 pikë dhe aktualisht kryeson renditjen me tre pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

FC Prishtina e ka vlerësuar lartë punën e trajnerit dhe i ka uruar suksese profesionale dhe personale në të ardhmen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy