5 milionë euro për ekzekutimin e Gilmando Danit – dalin detaje të reja nga atentati i dyfishtë në Rinas

by informim peje

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku ndaj makinës ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani u qëllua me breshëri armësh. Si pasojë e plagëve të marra, Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Shaljani ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital.

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga krimi i rëndë, ngjarja mbetet ende e pazbardhur dhe deri më tani nuk është arrestuar asnjë autor.

banner

Burime të A2 pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të zbulojnë një pistë të fortë: për vrasjen e Gilmando Danit është paguar shuma marramendëse prej 5 milionë eurosh. Sipas të njëjtave burime, atentati dyshohet të jetë kryer nga një grup vrasësish me pagesë, të cilët mendohet se janë rekrutuar nga një person ndërmjetës, i cili ka vepruar në emër të porositësve.

Dani njihej si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit, çka ka forcuar edhe më tej dyshimet e hetuesve mbi motivet e mundshme të ekzekutimit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë intensivisht, pasi atentati i kryer në një zonë të populluar rrezikoi seriozisht edhe jetën e qytetarëve të tjerë të pafajshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy