Arrestimi në Pukë: Dy të rinj qëlluan ndaj RENEA-s, në banesë u gjet edhe flamuri i ISIS

by engel

Policia e Shtetit ka publikuar detaje zyrtare lidhur me arrestimin e dy të rinjve në Pukë, E. U., 35 vjeç, dhe J. C., 34 vjeç. Operacioni për kapjen e tyre zgjati rreth 12 orë, pasi njëri prej të dyshuarve hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Orosh, ku mëngjesin e 24 nëntorit, shërbimet e policisë vunë re një person që, sapo pa uniformat blu, u largua me shpejtësi dhe u fut në një banesë të braktisur. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të policëve për t’u dorëzuar, ai refuzoi dhe i kërcënoi.

banner

“Në këto rrethana, dhe bazuar në informacionet paraprake për rrezikshmërinë e tij, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave të specializuara, për të garantuar sigurinë e punonjësve”, njoftoi policia.

Forcat RENEA mbërritën në vendngjarje dhe morën në kontroll perimetrin e jashtëm. Gjatë përpjekjeve për negociim, nga brenda banesës u qëllua me armë zjarri në drejtim të tyre.

Pas 12 orësh rrethim dhe thirrjesh të vazhdueshme për dorëzim, si dhe falë ndërhyrjes së të afërmve të të dyshuarve, operacioni u finalizua pa përdorimin e forcës dhe pa shkaktuar dëmtime tek efektivët. Dy të rinjtë u dorëzuan vullnetarisht.

Në momentin e arrestimit, 35-vjeçari E. U. kishte një plagë në kofshën e djathtë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, policia sekuestroi katër armë automatike, një pistoletë, një flamur të organizatës terroriste ISIS të vendosur në mur mes armëve, 17 granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike, fitil zjarrpërcjellës për lëndë plasëse dhe dy gëzhoja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy