Ballkani emëron trajner të ri kroatin Mislav Karoglan

by Nexhat

Ballkani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me kroatin Mislav Karoglan.

Sipas njoftimit, trajneri i ri do ta drejtojë klubin nga Suhareka për dy vjet e gjysmë.

banner

“FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë. Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajduk Split në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav Sheriff Tiraspol , me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ballkani. “Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy