“Derbi shqiptar” pushton Evropën: Drita vs Shkëndija në Prishtinë

by jonzefaj

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës së Tetovës, po përshkruhet si “derbi shqiptar” në Evropë pasi këto dy skuadra do të përballen të enjten në Prishtinë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Dueli Drita – Shkëndija, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet prej orës 21:00 dhe i takon fazës së ligës të kësaj gare të UEFA-s.

banner

Të dyja skuadrat, ka disa ditë që po e paralajmërojnë këtë ndeshje, e cila pritet ta mbushë stadiumin në Prishtinë, duke pasur parasysh se një ditë më vonë është festa e flamurit, pra festa e 28 nëntorit.

“Derbi shqiptar në Evropë”, “Përtej kufijve, Ne jemi Një” dhe “Një komb, Dy skuadra, Një ndjenjë”, janë paralajmërimet e ekipit nga Tetova për duelin me Dritën.

Drita nuk di për humbje në Ligën e Konferencës dhe ka tubuar pesë pikë, një më shumë se Shkëndija.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy