Dëshmitari: Krasniqi e dinte për ndalesën e ZRRE-së për tregtim të energjisë me operatorë pa licencë

by Nexhat

Dëshmitari Granit Beqiraj, në rastin ku Prokuroria Speciale e akuzon ish-kryeshefin e Koorporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në favor të kompanisë sllovene “HSE”, ka shprehur besimin që Krasniqi ishte i njoftuar me ndalesën e ZRRE-së për të tregtuar energji me operator të palicencuar. 

Beqiraj në seancën e mbajtur të martën ka thënë po ashtu se rryma nga HSE-ja në bazë të kontratës del se është blerë nga KEK-u në kufirin Kosovë-Mali i Zi.

banner

Në aktakuzën e ngritur në gusht të 2024-ës, Prokuroria Speciale pretendon se Krasniqi ia mundësoi kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” (HSE) që të tregtojë energji pa pasur licencë në Kosovë, duke i shkaktuar dëm shtetit prej rreth 3.2 milionë eurosh.

Aktakuza e ngarkon Krasniqin se pak ditë pasi që e ka marrë detyrën e kryeshefit të KEK-ut, ia ka mundësuar kompanisë “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e rrymës në Kosovë, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe atë për Zyrën e Rregullatorit.

Sipas aktakuzës, Krasniqi me dashje e ka aprovuar blerjen dhe ka nënshkruar kontrata me kompaninë sllovene, ndonëse ka qenë në dijeni se tregtimi i energjisë nuk mund të bëhej me kompani të palicencuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Më 3 korrik 2025, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, Krasniqi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në nisje të gjykimit për aktakuzën e parë ndaj tij.

Ndaj Nagip Krasniqit ka edhe një aktakuzë tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në aktakuzën e re, përveç ish-kryeshefit të KEK-ut, janë të përfshirë edhe ish-shefi i prokurimit në këtë korporatë, Ymer Dragusha, dhe avokati, Isuf Zejna.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy