Në Kosovë janë raportuar dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit, ku shumica e viktimave janë gra. Përveç këtyre rasteve, të hënën në fshatin Gadime të Lipjanit u raportua një sulm i rëndë ndaj një gruaje, e cila u godit me sëpatë nga ish-bashkëshorti. Policia këtë ngjarje e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, në nëntë prej rasteve të dhunës në familje viktima janë gra, ndërsa në një rast në Leposaviq viktimë ka qenë babai i të dyshuarit. Në tre prej rasteve, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
Rastet e raportuara brenda ditës:
Prishtinë, 24.11.2025 – 02:00: Arrestohet një burrë kosovar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Viktima merr trajtim mjekësor. I dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë, 24.11.2025 – 05:00: Viktima femër raporton dhunë nga bashkëshorti. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët lirohen dhe rasti procedohet në rregullt.
Fushë Kosovë, 24.11.2025 – 16:00: Arrestohet një burrë për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëshortes. Viktima merr trajtim mjekësor. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 23.09.2025 – NN (raportuar më 24.11.2025): Një burrë njofton se ka përjetuar dhunë psikike të vazhdueshme nga ish-bashkëshortja, pavarësisht urdhrit mbrojtës. E dyshuara arrestohet, por më pas lirohet në procedurë të rregullt.
Podujevë, 24.11.2025 – 20:00: Arrestohet një i dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes. Viktima merr trajtim mjekësor. I dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE – Gjilan:
24.11.2025 – 09:15: Arrestohet një burrë për dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nuk ka të lënduar. I dyshuari dërgohet në mbajtje.
24.11.2025 – 14:30: Arrestohet një tjetër burrë në Gjilan për dhunë ndaj gruas. Viktima merr trajtim mjekësor. I dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE – Pejë:
24.11.2025 – 07:30: Një nënë raporton se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët lirohen dhe rasti procedohet në rregullt.
24.11.2025 – 22:00: Arrestohet një burrë nën ndikim të alkoolit që ka kanosur bashkëshorten, duke shkelur urdhrin mbrojtës. I dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE – Leposaviq:
23.11.2025 – 23:00: Arrestohet një burrë që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima refuzon trajtimin mjekësor. I dyshuari mbahet në stacion deri në këndellje dhe pas kësaj do të intervistohet.
Rritja e rasteve të raportuara brenda një periudhe kaq të shkurtër po nxjerr në pah urgjencën e trajtimit më të thelluar të dhunës në familje në vend.

