Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se plani përfundimtar i paqes duhet ta bëjë të pamundur që Moska të pushtojë sërish, dhe se Rusia “patjetër nuk” duhet t’i bashkohet sërish G8-ës.
Duke folur për programin Today të BBC Radio 4 të martën, ajo tha: “Nuk mund të kthehemi te normaliteti… si mund ta imagjinoni këtë?”, raporton BBC.
Dhjetëra mijëra ushtarë dhe mijëra civilë janë vrarë ose plagosur, dhe miliona njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në shkurt 2022.

