Kritikat e BE’së dhe shoqërisë civile për shkarkimin e Kelmendit, Hajdaraj thotë se do ta presin vendimin e Gjykatës

by Nexhat

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se shkarkimi i U.D. të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, “pengon reformat e nevojshme në KPK dhe shpërfill parimet e ligjit” dhe se “minon përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE’së”,

Lidhur me këtë deklaratë dhe kritikat e shoqërisë civile në Kosovë është pyetur sot kryesuesi i KPK’së, Ardian Hajdaraj.

banner

Ai tha se kanë bashkëpunim të shkëlqyer me BE’në dhe se kanë respektuar ligjin, ndërsa shtoi se nuk i komenton deklarimet e shoqërisë civile.

Hajdaraj tha se do të presin vendimin e gjykatës.

“Ne respektojmë dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyer me BE’në dhe gjithashtu ne kemi respektuar ligjin dhe jemi për respektim të ligjit. Ne nuk i komentojmë deklarimet e shoqërisë civile sepse kjo çështje do të shkojë në gjykatë dhe për ne çdo vendim i gjykatës është i pakontestueshëm dhe i zbatueshëm. Detyrën e kryeprokurorit e ushtron Agron Qalajn.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy