Osmani: Femicidi është një krizë kombëtare, letrat nuk shpëtojnë jetë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke theksuar se femicidi vazhdon të jetë një plagë e hapur dhe një krizë kombëtare që po gërryen shoqërinë.

Ajo ka komentuar rastin tragjik në Gadime të Ulët, ku një grua, edhe pse e mbrojtur me urdhër aktiv, u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj. 

banner

“Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, atëherë rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe reagimit të shpejtë nga institucionet.

“Numri i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje po na e thotë troç: letrat nuk shpëtojnë jetë. Zbatimi, vendosmëria, reagimi pa vonesë – po!”, ka theksuar ajo. 

Osmani ka bërë thirrje për veprim konkret ndaj dhunës, duke theksuar se “çdo hap i gabuar, çdo neglizhencë, çdo vonesë mund të jetë fatale. Sipas Osmanit, askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm dhe asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur. 

“Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave”, përfundoi Presidentja/RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy