Tradhti e mundshme në “San Siro”, ylli i Milan në shënjestrën e Interit

by jonzefaj

Lajm bombastik nga Italia.

Një emër i ri mund ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.

banner

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Sipas Calciomercato, Inter synon t’ia rrëmbejë Milanit Mike Maignan, pasiqë francezit i skadon kontrata në fund të sezonit.

Zikaltërit janë në kërkim të pasardhësit të Yan Sommer dhe e kanë piketuar portierin e rivalëve si zëvndësuesin e duhur.

Në garë për Maignan është edhe Chelsea dhe mbetet ta shohim nëse francezi do t’i tradhtojë Rosonerët apo do të zgjedh të largohet nga Italia për t’iu bashkuar Bluve të Londrës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy