Ylli i kombëtares së Kosovës dhe anësori i Juventusit, Edon Zhegrova përsëri ka mbetur në bankën rezervë.
Zhegrova do të jetë përsëri në stol, me Luciano Spallettin që nuk e ka preferuar yllin dardan, për ndeshjen ndaj Bodo/Glimt në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen që nis nga ora 21:00, Spalletti e ka preferuar Francisco Conceicao para Zhegrovës.
Zhegrova nuk ka luajtur asnjëherë nga fillimi me Juventusin dhe deri më tash ka luajtur vetëm 79 minuta me fanellën bardhezi.
26-vjeçari u transferua te “Zonja e Vjetër” nga Lille në ditën e fundit të afatit kalimtar, për një shumë që pothuajse kapte shifrën e 20 milionë eurove.
FORMACIONET E PLOTA:
BODO/GLIMT: Haikin; Sjovold, Bjørtuft, Aleesami, Bjorkan; Evjen, Berg, Brunstad Fet; Blomberg, Hogh, Maatta.
JUVENTUS: Perin; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Adzic, McKennie; Miretti, Conceição; Openda.

