“Dita e Forcës”: Kazermat e FSK-së hapin dyert për qytetarët në gjithë Kosovën

by engel

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojë nesër “Ditën e Forcës”, duke hapur dyert e kazermave për qytetarët e interesuar për t’u njohur më nga afër me kapacitetet dhe veprimtarinë e ushtrisë.

Qytetarët janë të ftuar të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Pomozot, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin ekspozimin e kapaciteteve ushtarake dhe të mësojnë më shumë rreth strukturës dhe funksioneve të ushtrisë.

banner

Kazermat do të jenë të hapura nga ora 9:00 deri në 14:00. Në kazermën “Adem Jashari” pritet të jenë të pranishëm edhe udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike, duke e bërë këtë ngjarje një mundësi për qytetarët të shohin nga afër bashkëpunimin dhe prezencën ndërkombëtare në FSK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy