Rrahje e dhunshme në Drenas, arrestohen tri vajza të mitura (Video)

by engel

Tri vajza të mitura janë arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ishin përfshirë në një rrahje mes vete në Stacionin e Autobusëve në Drenas, të hënën. Rasti fillimisht është trajtuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, incidenti ka ndodhur më 24 nëntor 2025 rreth orës 12:50, në Gllogoc. Tri vajzat u identifikuan dhe u arrestuan më 25 nëntor si të dyshuara për përfshirje në rrahje. Pas intervistimit nga prokurori, ato janë dërguar në mbajtje.

banner

“Stacioni i Autobusëve, Gllogoc 24.11.2025 – 12:50. Më 25.11.2025 janë identifikuar dhe janë arrestuar tri femra të mitura, si të dyshuara, pasi me datën e lartcekur janë përfshirë në rrahje në mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të pamjeve të publikuara nga platforma “Betimi për Drejtësi”, që tregojnë momentet e rrahjes mes nxënësve tek Stacioni i Autobusëve. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e përfshirjes së të miturve në këtë incident.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy