Spalletti: Zhegrova duhet ta fitojë vendin titullar ndaj Conceicaos

by engel

Pas fitores dramatike 2–3 ndaj Bodo Glimt, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka komentuar para mediave për konkurrencën brenda skuadrës, duke përmendur edhe futbollistin kosovar Edon Zhegrova, i cili u aktivizua në minutat e fundit të takimit.

Spalletti theksoi se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve kërkon një futboll më të rafinuar teknikisht dhe se balanca e ekipit varet nga zgjedhje të kujdesshme në formacion.

banner

“Jemi në Ligën e Kampionëve. Duhet të luajmë një stil futbolli më teknik. Kemi shumë lojtarë si Yildiz, Zhegrova dhe Conceicao – por nëse i vendos të gjithë së bashku në fushë, skuadra humbet ekuilibrin”, deklaroi trajneri italian.

Kjo deklaratë nënkupton qartë se Zhegrova përballet me një konkurrencë të drejtpërdrejtë me Conceicaon për një vend në formacionin bazë. Spalletti pret që futbollisti kosovar të tregojë më shumë vazhdimësi dhe intensitet, në mënyrë që të fitojë besimin e plotë të tij për ndeshjet e radhës.

Me paraqitjet e tij të deritanishme, Zhegrova mbetet një opsion i rëndësishëm në krahët e sulmit, por gara për minutat e para duket se do të jetë e ashpër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy