AKR zyrtarizon koalicionin me LDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by engel

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili për lajmi.net tha se sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku palët kanë arritur dakordim për bashkëpunim.

“Po, e vërtetë. Sot pasdite pata takim me z. Abdixhiku, ku u morëm vesh të jemi pjesë e listës së tyre. Vendimin e kemi marrë pas shqyrtimit të situatës aktuale politike dhe pas sugjerimeve të Presidentit tonë, z. Behgjet Pacolli,” deklaroi Makolli.

banner

Sipas tij, marrëveshja pritet të formalizohet të martën e ardhshme në një ceremoni të përbashkët, ndërsa deri atëherë ekipet e të dyja partive do të harmonizojnë detajet e bashkëpunimit.

“Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën, ndërsa deri atëherë do t’i finalizojmë detajet,” shtoi ai.

LDK, ndërkohë, po vijon bisedimet edhe me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke lënë të hapur mundësinë për zgjerim të mëtejmë të frontit zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy