I ndau 250 mijë euro për të, por kombëtares Kurti i referohet si ‘‘klub futbollistik’’

by Nexhat

Suksesin e kombëtares së Kosovës, duke arritur në Play Off të Kupës së Botës, sot, qeveria në detyrë e shpërbleu me 250 mijë euro.

Në rast të suksesit të mëtejmë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, premtoi edhe shpërblim deri në 1 milion euro në rast të kualifikimit në këtë kampionat.

banner

Megjithatë, Kurti, gjatë hedhjes në votim të këtij propozimi, kombëtares së Kosovës, s’iu referua si e tillë, porse si ‘’klub futbollistik’’.

‘‘Është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarje buxhetore për klubin futbollistik Kosova për çfarë e ftoj ministrin e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratin që ta merr fjalën’’, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy