Ministri në detyrë Elbert Krasniqi i dyshuar për kanosje, flasin nga Prokuroria në Pejë

by Nexhat

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dyshohet për kansoje në Pejë, me datën 23 nëntor derisa “Rruga e Re” ishte e bllokuar nga kolona.

I kontaktuar nga Gazeta Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se ndaj ministrit në detyrë është iniciuar vepra ‘kanosje’.

banner

“Me urdhër të prokurorit është inicuar rast për veprën penale të kanosjes. I dyshuari është një ministër në detyrë i Republikës së Kosovës. Për këtë çështje jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugë, derisa ka qenë e bllokuar për shkak të trafikut, dhe sipas tyre i njëjti ka dalë nga vetura dhe i ka kanosur”, ka deklaruar Nikçi

Sipas deklaratës së viktimave, Krasniqi në ato momente e kishte vendosur dorën në armë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy