Osmani në Bondsteel, uron ushtarët amerikanë për Ditën e Falënderimeve: Kanë qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar në kampin Bondsteel në Ditën e Falënderimeve, duke u shprehur mirënjohje ushtarëve amerikanë për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Osmani ka thënë edhe se këta ushtarë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës në ditët më të vështira.

banner

Postimi:

Urime Dita e Falënderimeve/ Happy Thanksgiving 🇽🇰🇺🇸

Ushtarët amerikanë kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës, në ditët më të vështira dhe në ditët më të mira për popullin tonë.

Sot, në Festën e Falënderimeve, pata nderin t’u bashkohem sërish në kampin Bondsteel për t’ua shprehur mirënjohjen tonë për kontributin e tyre për paqe dhe siguri në Kosovë dhe përtej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy