Spiropali-Osmanit: Shkodra shtëpia juaj, simbol i unitetit kombëtar

by Nexhat

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113-vjetorin e Pavarësisë në Shkodër.

Nga “Sofra e Pavarësisë”, në atmosferën kuqezi, Spiropali deklaroi se “sot më shumë se kurrë më parë, Shkodra qëndron e palëkundur si një simbol i pathyeshëm i unitetit e bashkimit kombëtar”.

banner

Spiropali mirëpriti me një mesazh edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sofra e shqiptarit i përket mikut. Asnjë shprehje nuk rrok më fort shpirtin tonë të mikpritjes. Veçse, ju, e nderuar Vjosë, në këtë qytet vërtet jeni mike, por jo mysafire. Sepse ju, ashtu si të gjithë bashkëkombasit tuaj, vëllezërit e të njëjtit gjak, këtu jeni në shtëpinë tuaj”, tha Spiropali.

Ministrja shtoi se “zotimi ynë më i madh, në këtë 28 Nëntor, është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin e 28 që valëvitet krenar në Bruksel”.

“Sot, jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës mbarëkombëtare të shqiptarëve, atyre që sot jetojnë këtë moment historik, por edhe të gjithë paraardhësve tanë. Por, për të bërë realitet, duhet të vazhdojmë me kokëfortësi rrugën e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës, modernizimin e ekonomisë, afrimin e standardeve tona me ato europiane”, tha Spiropali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy