Terrorizuan Oroshin, mbërrijnë në gjykatë Erzen Uka dhe Julian Cumraku, lihen në burg dy të rinjtë

by Nexhat

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë sot në burg të dyshuarit për terrorizëm Erzen Uka dhe Julian Cumraku.

Në orën 13:00 u mbajt seanca sa i përket caktimit të masë së sigurisë ndaj tyre, ndërkohë që togat e zeza i lanë në burg

banner

Kujtojmë se Hamza (Erzen) Ukës dhe Julian Cumrakut,  iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata, ndërsa fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit. Dyshimet janë se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh

Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë një arsenal armësh që përfshinte 4 automatikë, 1 pistoletë, 18 granata, 7 karikatorë të mbushur me fishekë dhe rreth 2 mijë municione të ndryshme.
Efektivët që po patrullonin në terren konstatuan një person, i cili sapo i pa u largua me shpejtësi duke hyrë në një banesë të braktisur. Policia i bëri thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai refuzoi dhe i kërcënoi efektivët.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat RENEA, të cilat nisën negociatat. Pas 12 orësh presioni dhe thirrjesh nga familjarët e tyre, Uka dhe Cumraku u dorëzuan pa rezistencë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy