Tifozët e Young Boys shpërthejnë në dhunë pasi Malen goditet me gotë birre në ndeshjen ndaj Aston Villa

by Nexhat

Ndeshja mes Aston Villa dhe Young Boys u tensionua rëndë pasi sulmuesi holandez Donyell Malen u godit në kokë me një gotë plastike birre gjatë festimit të golit të tij për 1-0.

Sipas Sky, goditja i shkaktoi një plagë të vogël në kokë, por kjo nuk e ndali: Malen realizoi edhe golin e dytë, duke ndezur edhe më shumë nervat e tifozëve zviceranë,

banner

Pas golit të 2-0, loja u ndërpre, pasi tifozët e Young Boys u përplasën me rojet e sigurisë dhe disa prej tyre u larguan nga sektori i miqve.

Kapiteni Loris Benito ndërhyri personalisht për t’i qetësuar, duke bërë të mundur që ndeshja të rifillonte.

Skenat e dhunshme pritet të sjellin sanksione për klubin zviceran.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy