BE: 3.7 miliardë euro investime në Kosovë që nga viti 1999 – “Jemi partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm”

by engel

Bashkimi Europian ka bërë të ditur se nga viti 1999 e deri sot ka investuar në Kosovë rreth 3.7 miliardë euro, duke u shndërruar në partnerin më të madh financiar dhe mbështetësin më të fuqishëm të vendit. Përmes një njoftimi, Zyra e BE-së në Kosovë theksoi se këto investime kanë synuar forcimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

“Me 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri juaj më i fortë dhe më i besueshëm”, thuhet në deklaratë. Sipas BE-së, kontributet janë fokusuar në ekonominë e vendit, sundimin e ligjit, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, mbrojtjen e mjedisit dhe energjinë e qëndrueshme, si dhe në promovimin e kulturës.

banner

Zyra e BE-së shtoi se përmes kësaj mbështetjeje po krijohen kushte më të mira për qytetarët, duke ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të ndritur.

“Në çdo hap, BE-ja është në krahun tuaj, duke mbështetur progresin dhe duke ofruar mundësi”, theksohet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy