Maqedonci për 28 Nëntorin: Në një botë ku kërcënimet për paqen dhe sigurinë po rriten, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë pranë njëra-tjetrës si kurrë më parë

by informim peje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar 28 Nëntorin duke thënë se është dita që bashkon rrënjët me gjakun dhe historinë e lavdishme të kombit shqiptarë, duke theksuar se sot zemra e çdo shqiptari rreh më fort.

“28 Nëntori, dita që na bashkon me rrënjët, me gjakun dhe me historinë e lavdishme të kombit tonë! Sot zemra e çdo shqiptari rreh më fort. Në këtë ditë të veçantë kujtojmë betejat e Skënderbeut në Krujë, momentin e shenjtë të ngritjes së flamurit në Vlorë, lindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, ngjarje që nuk janë vetëm histori, por pjesë e shpirtit tonë kombëtar. Nga Prekazi, ku u shkrua një nga kapitujt më të dhimbshëm e më të ndritur të lirisë, e deri te forca jonë e sotme, pasardhëse e UÇK-së, rrugëtimi ynë jetësor udhëhiqet nga amaneti: ta duam këtë tokë, ta mbrojmë këtë flamur dhe të mos harrojmë kurrë sakrificat që na sollën deri këtu”, ka shkruar Maqedonci.

banner

Në këtë urimi teksa ka publikuar dhe një video ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë pranë njëra tjetrës si kurrë më parë, teksa po rriten kërcënimet për paqen dhe sigurinë.

“Në një botë ku kërcënimet për paqen dhe sigurinë po rriten, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë pranë njëra-tjetrës si kurrë më parë, për të mbrojtur vlerat, identitetin dhe ëndrrën e përbashkët të kombit. Urime 28 Nëntori! Rroftë Shqipëria! Rroftë Kosova! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar ndër të tjera Maqedonci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy