Për herë të parë një romancë mes dy djemve në BBVK? Merr vëmendje reagimi i Olsa Muhametit

by Nexhat

Diçka e pazakontë dhe ndryshe nga çdo pritshmëri po ndodh në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”, ku publiku shqiptar duket se ka thyer tabutë dhe paragjykimet e trashëguara.

Për herë të parë, shikuesit kanë krijuar një “romancë” virtuale mes dy banorëve meshkuj: Londrimit dhe Klodit

banner

Rrjetet sociale janë mbushur me video të montuara me muzikë romantike dhe komente entuziaste si: “Sa bukur do të shkonin me njëri-tjetrin” apo “I dua bashkë”.

E veçanta është se e gjithë kjo po ndodh si një fantazi kolektive e publikut, pasi asnjëri nga djemtë nuk ka deklaruar interes romantik apo orientim të tillë, por thjesht kanë shfaqur një kimi të mirë shoqërore.

Ky fenomen nuk i ka shpëtuar as “syrit” të produksionit. Producentja e “BBVK”, Olsa Muhameti, ka reaguar publikisht lidhur me këtë temë.

Krahas postimit, Olsa ka shkruar shkurt: “Analizë interesante”.

Ky reagim i producentes tregon se ata janë të vetëdijshëm për këtë narrativë të re që po ndërtohet nga jashtë, duke lënë të hapur kuriozitetin nëse kjo “dëshirë” e fansave do të ndikojë në dinamikat e lojës apo montazhin e klipeve në vijim

Ajo ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një artikull që analizonte pikërisht këtë dëshirë të publikut për t’i parë ata si çift

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy