Sasa sqaron deklaratën ku kishte thënë se gjyshja e saj serbe “i palon 10 shqiptarë”

by Nexhat

Sasa ka sqaruar deklaratën e saj të mëparshme, ku ishte përmendur fraza e diskutueshme se gjyshja e saj serbe “i palon 10 shqiptarë”.

Ajo sqaroi se fjalët janë keqinterpretuar dhe se nuk kanë qenë të drejtuara ndaj shqiptarëve, por ndaj Labit.

banner

“Si pikë e parë, unë vij prej një familje shumë të nderume dhe të respektume në qytetin e Gjakovës. Jam rritë me këtë që njerëzit e kanë shfrytëzuar faktin që gjyshja ime është serbe”, tha Sasa.

Ajo shtoi se deklarata ishte keqkuptuar: “‘T’i palon 10 shqiptarë’ ka qenë në kuptimin ‘i palon 10 tipa si ky’. Nuk ka qenë kurrë për shqiptarët”.

Sasa kritikoi ashpër Labin, duke e quajtur gjestin e tij të ulët.

“Labi e ka bërë një gjest shumë të ulët. Nëse atij i lejohet të më prekë mua dhe të përdorë këtë temë, edhe nëse dal sonte me zarf të zi, nuk më intereson. Unë e mbroj njeriun që më ka rritë. Ajo sot është e vdekur, por unë gjithmonë kam me e ba krenare. Jam shumë krenare që kam pasë një gjyshe si ajo”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy