U raportua dje si i zhdukur, FSK e gjen sot trupin e pajetë të 32-vjeçarit në pendën e Livoqit

by Nexhat

Është gjetur i vdekur 32-vjeçari që dje u raportua si i zhdukur në pendën e fshatit Livoq.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se për gjetjen e tij u angazhuan ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

banner

“Sot, me datë 28.11.2025 rreth orës 12:45, gjatë vazhdimit të kërkimeve intensive, ekipet e specializuara të zhytësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur të gjejnë në pendën e fshatit Livoq trupin e pajetë të personit të raportuar si i zhdukur më datën 27.11.2025, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Familjarët e tashmë të ndjerit dje kishin raportuar në polici se ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe se nuk dinin për vendndodhjen e tij.

Gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e tij ishte gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq ku sot u gjet i vdekur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy