Vasfije Buqa Goodman: “Kur të mos jem më, dua thjeshtësi, sinqeritet dhe jo ceremoni tradicionale”

by engel

Aktivistja e njohur për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Buqa Goodman, ka shpërndarë një mesazh të fortë dhe emocional, ku ka folur për mënyrën se si dëshiron të kujtohet pas vdekjes. E njohur si zëri i guximshëm i drejtësisë, Goodman ka theksuar se nuk dëshiron ceremoni tradicionale, por një përkujtim të thjeshtë dhe të sinqertë.

Në reagimin e saj, ajo shkruan se nuk dëshiron varrim tradicional, të pame, vizita, ngushëllime apo radhë njerëzish që vijnë nga zakoni e jo nga zemra. “Dua kremacion, dhe vetëm një memorial të vogël, me më pak se 10 persona — njerëzit që vërtet kanë qenë pranë meje gjatë jetës,” shprehet ajo.

banner

Goodman po ashtu u ka bërë thirrje njerëzve që të mos përdorin emrin apo figurën e saj për postime në rrjete sociale, statuse dramatike apo për të tërhequr vëmendje. Ajo thekson se kujtimi i saj duhet të ruhet vetëm nga ata që vërtet kanë qenë pjesë e jetës së saj.

“Nëse s’ke qenë pjesë e jetës sime, s’ke nevojë të jesh as pjesë e kujtimit tim,” përfundon mesazhi i saj i drejtpërdrejtë.

Deklarata e Vasfije Buqa Goodman ka ngjallur reagime të shumta, duke reflektuar jo vetëm rrugëtimin e saj të vështirë personal, por edhe kritikën ndaj praktikave shoqërore që shpesh kthehen në formalitete pa ndjenjë të vërtetë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy