Dy vjet pa Liridonën: Familja Ademaj kërkon dënim për kriminelët

by informim peje

ot (29 nëntor) janë bërë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt, ndërsa familja e saj vazhdon të kërkojë që kriminelët të marrin dënimin e merituar.

Vëllai i saj, Liridon Ademaj, në një shkrim në rrjetet sociale ka thënë se mungesa e Liridonës vazhdon të ndihet çdo ditë dhe se dy vjetët e fundit kanë qenë të vështira për familjen.

banner

“Na ka marrë malli shumë për prezencën tënde, asgjë më nuk është e njëjtë”, shkruan ai.

Familja ka premtuar të vazhdojë luftën për drejtësi.

“Do të luftojmë deri në frymën e fundit duke kërkuar drejtësi për ty. Kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar tutje Liridoni.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në Prishtinë, teksa bashkë me dy fëmijët dhe burrin Naim Murseli po ktheheshin në shtëpi pasi kishin ngrënë darkë në një restorant. Fillimisht u raportua për vrasje si pasojë e grabitjes, e më pas Prokuroria bëri të ditur se gjithçka ishte inskenim i Murselit, bashkëshortit të viktimës.

Ajo dyshohet se u vra nga Granit Plava në sy të fëmijëve.

Veç Murselit dhe Plavës, i arrestuar është edhe Kushtrim Kokalla, që dyshohet se ka qenë në dijeni për vrasjen e Liridonës.

Rasti ende s’ka marrë epilog përfundimtar në gjykatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy