Edita Tahiri komenton vizitën e Bedri Hamzës në SHBA: “Po nis koha pro-amerikane”

by engel

Politologia dhe ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka reaguar pas vizitës së kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm politik në raportet Kosovë–SHBA.

Në një deklarim publik, Tahiri vlerësoi pritjen e Hamzës në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë “shenjë të kthimit të kohës pro-amerikane në politikën kosovare”. Sipas saj, ky hap përfaqëson një lëvizje të rëndësishme drejt ripërtëritjes së aleancës tradicionale me SHBA-të, një partneritet të cilin ajo e cilëson thelbësor për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

banner

Tahiri theksoi se vizita e Hamzës merr edhe më shumë peshë në një kohë kur, sipas saj, pezullimi i dialogut strategjik Kosovë–SHBA po vazhdon për shkak të gabimeve të qeverisë në largim. Ajo kritikoi drejtimin e politikës së jashtme në vitet e fundit, duke argumentuar se është dëmtuar koordinimi me partnerët ndërkombëtarë.

“Pavarësisht ngecjeve të shkaktuara nga qeveria që shkoi, fakti që një lider kosovar po pritet sërish në nivelet më të larta amerikane është sinjal se marrëdhëniet e forta me SHBA-të mund të rindërtohen,” tha Tahiri.

Vizita e Bedri Hamzës në Washington është parë nga analistë të ndryshëm si përpjekje për të forcuar raportet e PDK-së me administratën amerikane, ndërsa rivendosja e dialogut strategjik mbetet një çështje kyçe për politikën e jashtme kosovare në muajt që vijnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy