Gjakovë: Policia arreston pesë persona për gjueti të paligjshme, iu sekuestron armë e fishekë

by informim peje

Pesë burra janë arrestuar pasi dyshohen se kishin dalë për gjueti në mënyrë të kundërligjshme, duke vrarë një derr, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme gjuetie, tri radiolidhje, një thikë dhe 49 fishekë të kalibrit të ndryshëm.

banner

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy