Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Prizren, ku një 32-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 13:30 në rrugën “Rifat Krasniqi”, ku policia ka intervenuar menjëherë pas marrjes së njoftimit.
“Në vendngjarje është konstatuar se viktima, Xh. B., 32 vjeç, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Pranë trupit të tij është gjetur edhe një armë”, ka deklaruar Bytyqi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa trupit të pajetë pritet t’i bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

