Arrestohet nga Serbia e më pas lirohet ish polici i Kosovës, MPDJ: U mor në pyetje për rreth 4 orë

by Nexhat

MPJD ka njoftuar se sot ish polici Nexhat Pireva është arrestuar nga policia serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Në njoftim thuhet se pas marrjes në pyetje, aj është liruar.

banner

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Nexhat Pireva, shtetas i Republikës së Kosovës nga Kamenica dhe ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës për rreth 14 vite, është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë. 

Ai po udhëtonte drejt Bujanocit së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre.

Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, z. Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, të cilat përbëjnë keqtrajtim të shtetasve të Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve.

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë deri në informacione të mëtejshme, për të siguruar mbrojtjen e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy