Bashkimi Evropian thotë se me 2026 nisin punimet të financuara nga ta për instalimin e filtrave në Kosova B -detaje

by Nexhat

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka konfirmuar se instalimi i filtrave të rinj në Termocentralin “Kosova B” do të nisë në prill të vitit 2026, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e projektit.

Siç thuhet në njoftim, Investimi, i financuar nga BE-ja, synon uljen e konsiderueshme të emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në mbarë Kosovën dhe më gjerë në rajon.

banner

Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe mbrojtjes së mjedisit.

Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se mbeten partneri kryesor i Kosovës, me 3.7 miliardë euro investime që nga viti 1999.

“Me kushtet e përmbushura, punimet për instalimin e filtrave të financuar nga BE-ja në Termocentralin Kosova B do të fillojnë në prill 2026. Ky investim i madh do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e pluhurit dhe oksideve të azotit – NOx – dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit në të gjithë Kosovën dhe rajonin. Me 3.7 miliardë euro të investuara në 🇽🇰 Kosovë që nga viti 1999, 🇪🇺 BE-ja mbetet partneri më i fortë i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy