Dërguti: 28 dhjetori, mund ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku disamujor

by Nexhat

Analistja politike Aida Dërguti ka deklaruar nuk është habi nëse në orët e fundit të ditës së sotme arrihet apo bëhet publik ndonjë koalicion i rëndësishëm i partive të mëdha politike, pasi sot është dita e fundit e regjistrimit në KQZ të marrëveshjeve të tilla për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo ka thënë se është e rëndësishme që po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi pohoi se vendi mund të dalë nga kriza disa mujore, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

banner

“Nuk befasohem nëse ndodhin koalicione në orët e fundit, këto orët e fundit janë të rëndësishme për arritjen e këtyre koalicione. Pra, nuk na befason edhe nëse shohim që në ato orët e fundit të kemi ndonjë koalicion të ri”.

“Sidoqoftë, është një moment i rëndësishëm që po shkohet në zgjedhje, pasi që nga shkurti i këtij viti jemi futur, menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, jemi futur në një qorrsokak prej të cilit mund të dilet vetëm duke shkuar disa hapa mbrapa, te momenti i zgjedhjeve për t’u ripozicionuar dhe për t’i hapur rrugë vendit”, ka thënë Dërguti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy