“Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash”, Berisha pyet Ramën: Kush po gënjen nga ju të dy?

by Nexhat

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, në podcastin “Flasim” ku citoi Venecian dhe Strasburgun që sipas tij thonë se “ministrat nuk i shkarkon gjykata”, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha.

Në një postim në facebook, Berisha shkruan se “Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra”.

banner

“Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.
Pyetja ime është: kush gënjen?
Diella apo Rama?
Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Të dashur miq,
Edi Rama sot, në avokatinë e tij të turpshme të vjedhjeve të tij me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe në një presion të hapur ndaj Gjykatës Kushtetuese, ju tha shqiptarëve se Komisioni i Venecias është shprehur kundër pezullimit të ministrave nga detyra.
Kurse Diella thotë se nuk ka asnjë raport të Komisionit të Venecias për pezullime ministrash – konkret, as në tërësi – por ka raporte vetëm për të zgjedhur vendor.

Pyetja ime është: kush gënjen?
Diella apo Rama?
Apo kujt t’i besojmë: Diellës që është e paanshme, apo Ramës të zhytur gjer në vesh në aferën e pistë të tunelit të Llogarasë?

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy