Gjuha e VV’së për “Serbinë në Kosovë”, Abdixhiku ironizon duke iu drejtuar luftëtarit të Koshares: A po don ti

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur akuzave të VV’së për kthimin e Serbisë në Kosovë.

Ai iu drejtua Anton Qunit, luftëtar i Koshares, duke e pyetur “a po don ti”.

banner

Abdixhiku tha se kjo është gjuha e vetme që iu ka mbetur.

“Këta i kanë 6 vite në krye të qeverisë dhe rezultatet i keni katastrofale. Çmimet po rriten, rryma, fatura tash ju vjen edhe më e shtrenjtë e atje Vuk Hamoviqi po përfiton miliona pare të Kosovës prej importit të energjisë elektrike, të cilën këta provojnë me fshehë.

Edhe dje edhe sot nga 3-4 qind mijë euro në ditë t’i fitojnë. Pra ky është patriotizmi fals i tyre. Për atë arsye, ju lus të mobilizoheni fort, të mobilizoheni fort edhe të tregoni saktë se ku i kemi problemet, si duhet t’i qasemi këtyre problemeve. Po mos te lëjmë n’asnjë moment, për asnjë moment, që fatin e Republikës sonë t’ua lëjmë dikujt që as s’kupton politikisht dhe ka qëllim rrënimin e shtyllave identitare të Republikës së Kosovës.

Populli i Kosovës pret prej LDK-së. Edhe partitë tjera janë duke prit prej LDK-së. Nuk mbet parti në Kosovë që s’thotë po du me LDK-në. Krejt duam me LDK-në. Elektorati i tyre po thotë don me LDK-në. Nëse po doni kaq shumë me LDK-në, votoni LDK-në.

Pra ofendimet, sharjet i kanë për propagandë. Të vërtetën e kanë letrën e ofertës. E vërteta e tyre është hajde bëhemi bashkë, sepse ata e dijnë që LDK-ja e bën shtetin, sepse ata dijnë që kuadrot që i ka Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i ka askush, sepse ata dijnë se ne kur të mbledhemi këtu në Prizren, qytetin e dytë më të madh në Kosovë, ne nuk flasim qysh me shkatrru shtetin, ne flasim qysh me ndërtu shtetin.

Ne nuk mblidhemi diku me thënë si ta bllokojmë Republikën e Kosovës me një institucion. Ne mendojmë si ta bëjmë Republiken edhe më të mirë dhe më të fuqishme dhe ata e dijnë këtë punë. Tjetërçka, çka ju flasin militantëve të vet, që besa disave s’ki çka ju flet, sepse e kanë nisë gjuhën e tradhtarëve e patriotëve ndaj patriotëve më të mëdhenj të Republikës së Kosovës.

Pra, qe kur e kam n’krah t’majt një burrë, Anton Qunin, luftëtar të Koshares, n’krah të djathtë Dritonin një njeri aktivist i shoqërisë politike kosovare, Jehonën e t’gjithë juve të tjerëve këtu e Festimim tash që është bashku, por neve krejtve këtu na thonë, po doni me kthy Serbinë n’Kosovë?

Kush po don me kthy? A po do me kthy Anton Serbinë n’Kosovë?

A po e kuptoni me çka duhet me u përballë? Pra në vitin 2025 për 2026! Kjo është gjuha e tyre e vetme që u ka mbetur. Dhe si të përfundon kjo gjuhë e tyre në mbrëmje,  ditën ta shtrojnë ofertën thonë hajde LDK-ja me u bë me neve bashkë, ju lutna se veç ju jeni të mirë”, ka thënë Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy