Lufta në Ukrainë, Moska dhe Kievi vijojnë bombardimet në strukturat kritike

by Nexhat

Sulmet e ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës u intensifikuan këtë fundjavë, me të dyja palët që raportuan goditje ndaj infrastrukturës energjetike dhe objektivave ushtarake.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka kryer një sulm masiv me armë të drejtuara dhe dronë ndaj uzinave ushtarake dhe objekteve energjetike të Ukrainës, ndërsa pretendoi se ka rrëzuar mbi 150 dronë ukrainas dhe dy raketa Neptune.

banner

Ndërkohë, ushtria ukrainase deklaroi se ka goditur një rafineri nafte në Krasnodar dhe një fabrikë riparimi avionësh në Taganrog. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka lëshuar 36 raketa dhe mbi 600 dronë ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Tensionet u zhvendosën edhe në Detin e Zi, ku një anije cisternë u godit për herë të dytë nga mjete pa pilot, ndërsa një tjetër anije, pësoi zjarr pas një shpërthimi. Ndërkohë, një sulm me raketa ruse në Vyshgorod la një të vdekur dhe pesë të plagosur, një ditë pas një goditjeje tjetër ndaj Kievit që vrau gjashtë persona. Ukraina dhe SHBA vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje paqeje ndërmjet Kievit dhe Moskës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy