Motra e Shpatit në ceremoninë mortore: Amanetin për Roelin do ta kryejë

by Nexhat

Ndryshe, familjarë, miq  dhe bashkëpunëtorë janë mbledhur në Pallatin e Kulturës në Tetovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit Shpat Kasapi.

Në këtë ceremoni për Shpat Kasapin, motra e tij Jehona, e prekur thellë nga dhimbja, nuk mundi t’i mbante lotët.

banner

Ajo tha se Shpati lindi me yll në ballë, e i donte shumë fëmijët e pleqtë.

Derisa theksoi se amanetin e tij për djalin, Roelin do ta kryejë,

“Sot me zëmër të thyer jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait tim, është shumë e vështirë për të përshkruar fjalët për të përshkruar dhimbjet që ndjej. Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë, ishe një njeri i mirë, dije t’i ndjeje hallet nga empatia jote e madhe. Shpati ti i doje shumë fëmijët dhe pleqtë. Doje shumë të qeshësh, buzëqeshja ishte sinonim i yti”, tha Jehona, transmeton Klankosova.tv

Varrimi i Shpat Kasapit do të bëhet sot, nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy